SHITET APARTAMENT 1+1 TEK LIQENI I THATE - Century 21 Albania
Përshkrim

Shesim apartament te tipologjise 1+1 ne nje kompleks te ri, PALLADIUM RESIDENCE, ne kodrinen e Liqenit te Thate.

Apartamenti perbehet nga 1 dhome gjumi, 1 dhome ndenjeje, 1 tualet .
Ky kompleks përbëhet nga 5 kate mbi tokë hapesira residenciale dhe 2 katet nëntokë. Eshte nje projekt I cili ofron standardet më të larta në ndërtim dhe shërbim. Arkitektura e ndërtesës lejon qarkullimin e ajrit, dritë natyrale dhe integrimin e mjedisit përreth me apartamentin. Hyrja dhe dalja nga residenca mbikqyret nga rojet e sigurisë dhe kamerat vëzhguese 24/24.

Struktura e ndërtesës ka një qëndrueshmëri e cila përballon tërmete deri në 9 Balle pasi hekuri i përdorur është i markës Sidenor dhe marka e betonit 300 janë të kontrolluara nga laboratorët e SGS duke garantuar sigurinë, cilësinë dhe rezistencën e materialit. Në këtë mënyrë struktura mban dhe peshën natyrale të godinës dhe i reziston lëkundjeve. Recepsioni në hyrje të ndërtesës do të jetë në dispozicion të banorëve për çdo informacion që do të nevojitet.

Organizimi I Kompleksit:
• Kompleksi do të ketë 94 apartamente në total.
• 88 vende parkimi në total ku në katin nëntokë -2 do të ketë 61 vende parkimi dhe
në katin nëntokë -1 do të ketë 27 vende parkimi.
• Kompleksi do të jetë i pajisur me SPA të brendshme në residencë e cila është e
pajisur me pishinë të brendshme prej 208 m2 me cilësinë më të lartë të ujit dhe
teknologjisë Gjermane Fresnius me përvojë nga AQUAPARK.
• Fitnes me sipërfaqe prej 1500 m2 do të jetë e pajisur me teknologjinë më
bashkëkohore të pajisjeve për trajnim dhe instruktorë profesionistë.
• Gjithashtu në ambjentet e jashtme do të ketë Supermarket prej 333m2 i cili do të
jetë në shërbim të residentëve, si dhe bar kafe brenda dhe jashtë kompleksit.

Per me teper informacione mbi apartamentin apo nje vizite ne prone, na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

89 m2

Sip. e brendshme:

77 m2

Dhomat e gjumit:

1

Tualetet:

1

Kati:

3

Lloji:

Apartment

Statusi:

Under Construction

Availability:

Sold

Website Views:

291

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Liqeni i Thatë

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin