Ofrohet për shitje apartament 3+1 në ndërtimin më të ri të Rrugës së Barrikadave - Century 21 Albania
Përshkrim

Ofrohet për shitje apartament 3+1 në ndërtimin më të ri të Rrugës së Barrikadave. Ndodhet në një objekt që aktualisht është në fazën e instalimeve elektrike dhe hidraulike dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2024. Hyrja në apartament sigurohet nga një shkallë e pavarur nga zona komerciale dhe është e pajisur me tre ashensorë. Struktura e ndërtesës përfshin dy kate komerciale, 12 kate rezidenciale dhe 3 kate nentoke, me tre apartamente në katin ku ndodhet prona. Objekti është i projektuar me vëmendje të veçantë për sistemet e aspirimit dhe kondicionimit, duke ofruar aspirim të ndarë për kuzhinat e çdo apartamenti dhe sistemin e ngrohjes dhe ftohjes me multijet.Hapësirat e jashtme eshtë kujdesur te jete me zona rekreative të vendosura në anën veriore, lindore dhe perëndimore të ndërtesës. Gjelbërimi përbën 30% të truallit, dhe më shumë se 10% e tij është gjelbërim filtrues. Hapësirat e tjera janë dedikuar për rrugë kalimi për banorët dhe makinat, këndet e lojrave për fëmijët, dhe hapësira të tjera rekreative.


Informacion
Sip. Totale:

133 m2

Sip. e brendshme:

111 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

2

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

13

Lloji:

Apartment

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

78

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin