Njësi Sherbimi Moderne në Shitje, Rruga e Barrikadave! - Century 21 Albania
Përshkrim

Në shitje njësi sherbimi me fasade në Rrugën e Barrikadave, e vendosur në ndërtesën më të re të zonës. Objekti gjendet aktualisht në fazën e instalimeve elektrike dhe hidraulike, pritet te perfundoje në fund të 2024. Kati i parë i ndërtesës përfshin hapësira zyrash me hyrje të pavarur. Struktura totale përfshin dy kate komerciale, 12 kate rezidenciale dhe 3 nentoke. Ka vëmendje të veçantë për sistemet e ventilimit dhe kondicionimit, si dhe sistemin e ngrohjes dhe ftohjes me multijet. Hapësirat e jashtme ofrojnë zona rekreative të vendosura në anën veriore, lindore dhe perëndimore të ndërtesës, të mbuluar me gjelbërim për 30% të truallit, dhe më shumë se 10% e tij është gjelbërim filtrues. Hapësirat e tjera janë dedikuar për rrugë kalimi për banorët dhe makinat, këndet e lojrave për fëmijët, dhe hapësira të tjera rekreative. Ky objekt është i përshtatshëm për zyra, klinika dentare, noteri etj. Na kontaktoni për më shumë informacion.


Informacion
Sip. Totale:

110 m2

Sip. e brendshme:

89 m2

Tualetet:

1

Kati:

1

Lloji:

Office

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

81

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin