Shesim apartament 2+1 tek RingSide Residences - Century 21 Albania
Përshkrim

RINGSIDE RESIDENCES
Projekti më i ri bashkëkohor pranë Bulevardit të Ri!

Ringside Residences do të jetë një kompleks rezidencial modern dhe bashkëkohor, që do të ofroj trendin më të ri arkitekturor për një jetesë komode me benefitet e përditshme që të mundëson zona pas zhvillimeve rrënjësore që janë bërë vitet e fundit, sic janë Infrastruktura Urbanistike, Bulevardi i Ri, Unaza e madhe e Tiranës, Sistemimi i Liqenit të Paskuqanit, si dhe në prespektivë krijmi i Pyllit Orbital.

Informacion mbi kompleksin:
● Karakteristika e veçantë e këtij projekti është zhvillimi i tij në siperfaqe dhe jo shumë në lartësi.
Këtu perfshihen godina 7 kate (6 kate banim dhe kati përdhe njesi biznesi).
● Hapësira të gjelbërta dhe ambiente shplodhëse.
● Shesh lojrash për fëmijët dhe ambiente të sigurta për të luajtur.
● Siguri e garantuar 24 orë brenda kompleksit dhe përreth tij.
● Fasadë e ventiluar/termoizolim për një ambient të brendshëm të pa ndikueshëm nga atmosfera e jashtme, duke bërë të mundur kursimin e energjisë dhe qetësi.
● Vetrata të mëdha me xham dhe duralumin me parametra maksimal termik dhe izolues.

► Apartamenti ndodhet te Godina 4 - Seksioni C Ap 38 me tipologji 2+1 i projektuar me:
- Ambientin e dites se bashku me ambientin e gatimit
- 2 dhoma gjumi
- 2 tualete
- 1 ballkon me akses nga ambienti i dites dhe nga dhomat e gjumit.

Për më shumë informacion me kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

106 m2

Sip. e brendshme:

92 m2

Dhomat e gjumit:

2

Tualetet:

2

Kati:

4

Lloji:

Apartment

Statusi:

Under Construction

Availability:

Available

Website Views:

58

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Rruga Lidhja e Prizrenit, Bulevardi i Ri

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin