Sip. Totale 600m2
Sip. e brendshme 550m2
Dhomat e gjumit 6
Statusi I Perdorur
Lloji Vilë
Plotesisht i mobiluar
Shikime:1454
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Shitet vilë moderne 4-katëshe në Akacia Hills 1, Mjull-Bathore, Tiranë
Në një nga rezidencat më të njohura pranë Tiranës, Akacia Hills 1, ofrohet për shitje një vilë moderne 4-katëshe, e konceptuar për të ofruar hapësirë, komoditet dhe privatësi në një ambient të rrethuar nga gjelbërimi dhe natyra.
Vila disponon 550 m² truall dhe 600 m² sipërfaqe ndërtimi, me një organizim funksional të ambienteve dhe hapësira të bollshme, të përshtatshme për një stil jetese komod dhe cilësor.
Prona përfshin 6 dhoma gjumi, 5 tualete, studio, lavanderi, vinotekë, depo, garazh për 2 automjete dhe veranda të mëdha, të cilat krijojnë hapësira ideale për relaks dhe qëndrime në natyrë.
Vila është e pajisur me sisteme moderne dhe zgjidhje teknike që garantojnë komoditet gjatë gjithë vitit, si sistemi i ngrohjes dhe ftohjes Chiller Daikin, ngrohja nën dysheme, paneli diellor, depozita e ujit me kapacitet 5,000 litra dhe dritaret me izolim të lartë.
Organizimi i vilës:
Kati përdhe:
• Ambient ndenjeje dhe ngrënieje
• Kuzhinë
• Studio
• Depo
• Tualet
Kati i parë:
• 3 dhoma gjumi, njëra prej të cilave master
• 2 tualete
• Depo
• Verandë e madhe
Kati i nënçatisë:
• Dhomë gjumi master
• Garderobë
• Banjo private
• Verandë e madhe
Bodrumi:
• Garazh për 2 automjete
• 1 dhomë gjumi
• Lavanderi
• Vinotekë
• Dhomë teknike
• Tualet
E pozicionuar në një rezidencë që ofron qetësi dhe kontakt me natyrën, kjo vilë përfaqëson një mundësi për ata që kërkojnë një banesë të bollshme, me ambiente të dedikuara për çdo nevojë të familjes, si dhe një pronë me potencial për investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni.
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 5
dera e zjarrit
ajër i kondicionuar
Dish Washer
Cable TV
Telephone
Fridge
Washing Machine
Microwave
Oven
Cooker
Wi-fi
Internet Connection
Video surveillance
Iron
Furniture
bojler me ujë
Kitchenware
Safe
Qender Tregtare
Policia
Spital
Shkolle
Transport Publik
Supermarket
Farmaci
Hapsira te gjelbera
Autostrade
Market
Banke
Zonë Tregtare
pamje nga mali
Pamje nga qyteti
Terrace
Kopsht
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM