Do të blesh shtëpi në Tiranë? Linda Kora të sugjeron 5 zonat më të mira! - Century 21 Albania

 

Card image cap

Do të blesh shtëpi në Tiranë? Linda Kora të sugjeron 5 zonat më të mira!

2023-12-01

Po mendoni të blini një shtëpi në kryeqytet por nuk dini si të bëni zgjedhjen e duhur? Shpesh zgjedhja është e vështirë, duke marrë parasysh edhe kriteret që duhet të plotësojë zona që të jetë në të njëjtën linjë me atë që po kërkojmë. Dhe në fakt ne kemi pyetur atë, agjenten më të mirë, Arlinda Korën për 5 zonat më të mira në të cilat ne mund të blejmë shtëpinë tonë të ëndrrave. Por prit pak, na tha edhe kriteret në bazë të të cilave të bëjmë zgjedhjen.


Që një zonë të jetë “on the top” duhen plotësuar disa kushte, duke nisur nga kthimi i investimit në kohë, komuniteti që e përbën lagjen, zonën në të cilën do të bëjmë blerjen e shtëpisë, infrastruktura që duhet të jetë në nivelin e zonës që përfaqëson, afërsia me qendrën dhe daljen nga kryeqyteti. Sigurisht një rëndësi të madhe kanë edhe shërbimet e zonës si spitalet, shkollat, çerdhet, kopshtet dhe çdo lloj shërbimi tjetër me rëndësi.

 

Po cilat janë 5 zonat më të mira? Arlinda Kora i ndan me të gjithë ne.

1. Komuna e Parisit
2. Zona e ish-Bllokut
3. Qendra e Tiranës
4. Liqeni Artificial
5. Rruga e Kavajës

 

Tani bëji ca llogari dhe shkruaji Lindës, shtëpia jote e ëndrrave mund të jetë vetëm një mesazh/telefonatë larg.