Në hapat e suksesit të Linda Korës! - Century 21 Albania

 

Card image cap

Në hapat e suksesit të Linda Korës!

2023-10-24

Disa njerëz duan suksesin, disa të tjerë punojnë për të. Kjo është korniza perfekte që i përshtatet Lindës, vajzës punëtore që Tirana duartroket çdo ditë. Dimensionet e jetës i kanë ndryshuar përfytyrimet në çdo etapë. Një fëmijëri me makina,  një adoleshencë me libra dhe shumë shoqëri dhe një karrierë me prona.

Një dekadë kalon shpejt, po aq sa nga ana tjetër kalon ngadalë, në hapa që krijojnë shkallët e suksesit dhe të panoramës së karrierës që na udhëheq në jetë. Sot nuk është aspak e thjeshtë të zgjedhësh atë që e quan “rruga ime e jetës”, por nëse do të të takojë fati me Linda Korën, do të marrësh një shembull ideal për këtë shprehje. Linda nuk të gjen vetëm hapësirën ideale që ti kërkon e kërkon papushim, në kryqëzimin e madhe të zgjedhjeve, ajo të gjen zgjidhjen që të lehtëson jetën.

Nëse e pyet Lindën për momente të vështira gjatë këryre viteve, ajo ka një përgjigje të thjeshtë, pa i rënë rrotull.

“Në karrierën time do të cilësoja momente të vështira, momente nga fillimet e mia, kur nuk besonin në aftësinë time, por unë iu tregova të kundërtën. Gjithçka e ktheva në force”, thotë ajo.

Sigurisht që rruga e jetës, e karrierës, e çdo rrugë tjetër ka dy anë të monedhës, e kësisoj përpos momenteve të vështira, ka edhe nga uniket që nguliten në kujtesë përgjithmonë. Linda ndalet te momentet kur ka triumfuar në fundvite. Ajo për tri vite ka rrëmbyer çmimin “Agjentja më e mirë e vitit”, (2018-2020-2022). Në vitin 2022 ka marrë edhe çmimin “Centurion”, një çmim shumë i rëndësishëm në industrinë e “real estate”. Dhe pikërisht këto kujton edhe si momentet e saj më të veçanta.

“Nga momentet e mia më të bukura cilësoj çmimet e kupat që kam marrë ndër vite. Jam tip garues dhe më pëlqen në sfidoj veten”.

Vajzat dhe gratë kanë një shembull të fortë, të pamposhtur, të krijuar në një botë si kjo e jona. E në vazhdën e tetorit rozë, kur vajzat e gratë duhet më së shumti të jenë bashkë, Linda vjen me një mesazh të shkurtër, por të fuqishëm.

“Gratë munden, më së miri. Le të kujdesemi për veten”.

“She belived she could. So, she did”!