Ëndërr, punë, sukses, Linda Kora, modeli yt i frymëzimit! - Century 21 Albania

 

Card image cap

Ëndërr, punë, sukses, Linda Kora, modeli yt i frymëzimit!

2023-09-22

 

“Frymëzimi ekziston, por ai duhet të të gjejë duke punuar”. Kështu mund të krijosh një botë që të përmbush ëndrrat dhe qëllimet. Më pas gjen hapësirën për të endur edhe kreativitetin e të tjerëve, atyre që besimin e kanë kështjellë të fortë. Njësoj si Linda që në kornizën e suksesit, i ka dhuruar jo vetëm “Century 21” dimensione të pabesueshme, por edhe të rinjve që këtë fushë e shohin si të ardhmen e tyre. Ju sigurisht e njihni Linda Korën, vajzën që përmes punës, i ka rreshtuar sukseset. Ende nuk i ka rrumballosur 10 vjet në këtë industri, e ndërkohë puna ka bërë që medaljet të jenë të njëpasnjëshme, sikur dekadat t’i kenë lënë vend njëra-tjetrës. Në gjithë këto vite, sistemi e ka parë 10 herë si agjenten më të mirë të muajit, por jo vetëm kaq. Duket se suksesi i saj shkruhet në qelizë, për tri vite ka rrëmbyer çmimin “Agjentja më e mirë e vitit”, (2018-2020-2022). Nuk ka mbaruar ende. Në vitin 2022 mori edhe çmimin “Centurion”, një çmim shumë i rëndësishëm në industrinë e “real estate”.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1695387430-tgrvstf.jpeg

 

 

 

Hidh një sy në profilin e Lindës.

Një model frymëzimi që të krijon një ide të qartë për zgjedhjen e kësaj rruge. Një dritë që ndizet dhe nuk fiket më kurrë. Nëse po kërkon të gjesh copëzën e jetës tënde, atë të karrierës, Linda është insipirimi që të mungon. Ëndërr, punë, sukses, trinomi që nuk gabon kurrë. Rruga e jetës tënde ndonjëherë është më afër sesa e mendon…