Tri zgjedhje, një zgjidhje me Lindën! - Century 21 Albania

 

Card image cap

Tri zgjedhje, një zgjidhje me Lindën!

2023-09-22

Kështu ka thënë financieri i njohur amerikan John Pierpont Morgan, shprehje që sot shkallëzohet në ambicie, qëllime dhe sukses. Në një oqean të tillë të pafundmë krijohet edhe motoja e Lindës. Nëse po pyesni për këtë emër, mos dyshoni se në profilin e saj qëndron i ulur suksesi. E kemi fjalën për Arlinda Korën, agjenten imobiliare të “CENTURY 21” që shkruhet tanimë me shkronja të mëdha kur bëhet fjalë për këtë fushë. Formulë suksesi? Nuk ka një tillë, por ka një trinom përgjatë të cilit e ka krijuar hapësira e saj, vullnet, punë dhe përpjekje e vazhdueshme, çdo ditë. Në energjinë dhe përkushtimin që pasqyron nuk ka vend për dyshime. Nëse po kërkoni për pronën tuaj të jetës, të biznesit, mos dyshoni se zgjidhjen e keni vetëm një telefonatë larg.  E vlerësuar si agjentja më e mirë, në duart e Arlindës është zgjidhja, e zgjedhja mbetet në dorën tuaj. Ka tri sugjerime për ju këtë herë dhe hidhini një sy, sepse në to mund të jetë prona juaj. Të trija pronat për investim janë në zonën e Komunës së Parisit, një prej më të preferuarave në vitet e fundit. Kjo për shkak të pozicionit gjeografik, akseseve dhe faciliteteve, komunitetit dhe mundësive të shumta të investimit.

2 prej apartamenteve ndodhen në kompleksin “Kika 2”, një prej komplekseve më të kërkuara, dhe tjetri në po të njëjtën zonë.

 

Klikoni në linqet më poshtë:

Apartamenti i parë

Apartamenti i dytë

Apartamenti i tretë

 

Pse të zgjedhësh këto prona? Natyrisht që përgjigjen e ka Linda, por po ju japim tri indikacione të shkurtra.

Shkollat, kopshtet, institucionet private dhe shtetërore, transporti publik janë lehtësisht të aksesuseshme. Për pak minuta mund të bëni xhiron tuaj të mëngjesit, drekës apo mbrëmjes pranë Liqenit Artificial. Lehtësisht mund të dilni në qytet përmes autostradës, duke shmangur trafikun. Bizneset e të gjitha llojeve mund t’I gjeni në zonë, pa qenë e nevojshme të largoheni dhe të humbisni më shumë kohë.

Ju keni tri zgjedhje, dhe zgjidhjen e bëni me Lindën!