#11 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#11 Monday Motivation #121%

2021-06-14

Sot do të ndaj me ju disa koncepte modeste rreth të qenit një leader në profilin imobiliar.

Udhëheqja apo lidershipi është aftësia nr.1 që përpiqen të zhvillojnë dhe përmirësojnë kompanitë dhe bota e biznesit në ditët e sotme. 

Parimet e Udhëheqjes për Brokerat, menaxherët dhe konsulentët imobiliarë, ju përgatisin të rriteni profesionalisht në fushën tuaj, të motivoni bashkëpunimin me klientët apo stafin e zyrave tuaja Century21 dhe të punoni sistematikisht, në mënyrë që të arrini potencialin tuaj të lartë dhe të merrni role udhëheqëse në tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë. E përmboledhur kjo do të dukej si më poshtë:

Të jesh një leader në pasuritë e paluajtshme ka të bëjë me atë që ti bësh klientët të endërrojnë, të besojnë, të vlerësojnë dhe mbi të gjitha: Ti bindësh ata që të bëjnë investimin e jetës së tyre!