#17 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#17 Monday Motivation #121%

2021-07-12

Sot do të ndaj me ju disa mendime rreth përballimit të kundërshtive nga ana e klientit në raport me alternativat e treguara prej nesh në shoqërime.

Kundërshtimi nënkupton në fakt “çdo pengesë nga klienti që të pengon të lëvizësh drejt mbylljes së shitjes”. Zakonisht, mungesa e të kuptuarit është shkak që klientët bëjnë kundërshtime. Aftësia juaj për t'ju përgjigjur vërejtjeve dhe kundërshtimeve të klientëve me efikasitet është faktori themelor që përcakton nivelin e shitjeve tuaja dhe rrjedhimisht edhe të rezultateve.

Këshilla në lidhje me keqkuptimet:

- Mos iu përgjigj menjëherë kundërshtimeve të një klienti. Duhet ta dëgjosh atë pa e ndërprerë.

- Trajtoje çdo kundërshti me qetësi dhe respekt dhë më pas jep përgjigje të menduara

- Pranoje këndvështrimin e klientit dhe më pas ofroji informacion shtesë

- Për të kaluar nga “jo” tek “po” profesionisti i suksesshëm i shitjeve bën pyetje në mënyrë që të identifikojë mospëlqimin

- Përsërite kundërshtinë e tij në mënyrë që ai ta dëgjojë atë. Përsëritja ka tendencën ta ulë forcën e një kundërshtie.

- Shprehjeve të drejtpërdrejta të klientit përgjigju me taktikë

- Asnjëherë mos mbro apo argumento çmimet e tua. Përpiqu të fokusohesh tek vlera, benefitet e asaj që po shet.