#20 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#20 Monday Motivation #121%

2021-08-17

Në procesin e negocimit ju si konsulentë profesionistë imobiliarë duhet të theksoni vazhdimisht dhe të përsërisni vlerat e asaj çfarë jeni duke negociuar. 

Ju nuk duhet të përmendni vetëm çmimin e ulët të pronës, sepse klienti edhe pse prona mund të jetë me një çmim të ulët, do ta blejë atë vetëm nëse është i bindur se vlerat e saj janë të mëdha. Cilido që blen një pronë, ajo i duket më e mira për veten e tij!

Këtu keni disa këshilla që mund t'i zbatoni gjatë procesit të negocimit:

-Jep informacion praktik, pavarësisht nëse ka të bëjë me kuptimin e politikave të kompanisë apo me nxitjen për kryerjen e një veprimi të caktuar.

-Jep më tepër fakte dhe më pak përshtypje, duke përdorur shprehje konkrete, detaje specifike dhe informacion të qartë, bindës, të saktë dhe etik.

-Qartëso dhe përqendro informacionin, duke theksuar informacionet më të rëndësishme rreth pronës.

-Identifiko saktë përgjegjësitë e palëve, shitës dhe blerës në negocim.

-Bind të klientët dhe jep rekomandime, duke iu shpjeguar palëve se çfarë përfitimesh do të kenë nga përfundimi me sukses i këtyre negociatave.