#21 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#21 Monday Motivation #121%

2021-08-17

Këtë të hënë do të ndaj me ju disa opinione rreth konceptit ”kohë”!

Patjetër që të gjithëve na ka ndodhur të flasim apo japim mendime rreth: ”Kohë e çuar dëm” - humbja e minutave dhe orëve të çmuara pa asnjë objektiv, përveçse duke i parë ato që kalojnë - është me të vërtetë një koncept negativ dhe demotivues, megjithatë është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë çdo ditë. Në botën e sotme të mbushur me shpërqendrim, ka shumë mënyra se si një person mund të çojë dëm kohën duke nisur nga qëndrimi i tepruar në rrjetet sociale, në televizion e deri te lojërat dhe aplikacionet e panumërta në smartphone-in e tyre.

Imagjinoni për një moment sikur të kishit një kohëmatës që tregonte saktësisht sa minuta kishin mbetur në jetën tuaj. Nëse do ta dinit sa minuta ju kishin mbetur, sa prej tyre do të donit t'i humbisnit kot?

Nëse doni të jetoni jetën më të suksesshme dhe të këndshme të mundshme, është momenti të ndaloni së çuari dëm kohën dhe të filloni të bëni maksimumin çdo minutë. 

- Fokusohuni tek objektivat: mbani një to-do-list javore…

- Fokusohuni tek përparësitë: renditni detyrat tuaja…

- Jini të përqendruar: menaxhoni shpërqendrimet…

- Respektoni agjendën tuaj ditore: koha drejton punën tuaj…

- Jini të vetëdijshëm: kontrolloni kohën tuaj.