#4 Monday Motivation #121% Ambition is believing in your own strength and power - Century 21 Albania

 

Card image cap

#4 Monday Motivation #121% Ambition is believing in your own strength and power

2021-10-02

Përshëndetje kolegë!

Kemi hyrë në tre mujorin e fundit të vitit 2021!

Këto ditë janë vendimtare për të arritur rezultatet dhe objektivat aq të dëshiruara…

Ndaj kam menduar që për 13 të hëna me radhë deri në fundin e këtij viti, t’ju sugjeroj 13 cilësi dhe aftësi të njerëzve të suksesshëm që çdokush prej nesh duhet ti zhvillojë në mënyrë që të ecim në hapat e më të mirëve!

Po e nis nga cilësia numër 1: Ata janë ambiciozë!

Njerëzit e suksesshëm besojnë tek vetja. Ata besojnë se kanë zgjuarsinë dhe aftësitë e duhura për tu bërë më i miri i më të mirëve. 

Po ju a zotëroni në këtë moment ambicjen për tu renditur si agjenti imobiliar më i mirë i : Century21 Albania apo zyrës tuaj?

Dikur kur shikoja njerëz që ishin më të suksesshëm se unë e merja për të mirëqenë faktin se ishin më të mirë se unë. Me kalimin e kohës dhe viteve në profesion kuptova se ata që bëhen më të suksesshëm në profesionet e tyre janë ata që: punojnë më shumë, shfrytëzojnë mundësitë e dhëna, marin përsipër rrisqe dhe fitojnë më shumë.