#4 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#4 Monday Motivation #121%

2021-04-23

Këtë të hënë do të ndaj me ju një opinion modest rreth një prej aftësive më të rëndësishme të një profesionisti në industrinë imobiliare që është: Komunikimi.

Komunikimi njihet nga ne, jo vetëm si kanali i transmetimit të informacionit, aq i rëndësishëm në sektorin imobiliar, por edhe si kanali i transmetimit të besueshmërisë dhe profesionalizmit si ura të sigurta drejt finalizimit të transaksioneve dhe follow-up-it të klientëve.

Pas 15 vitesh eksperiencë në të folurit në publik si pedagoge kam parë që dhënia e informacionit është shumë e rëndësishme, por po aq janë edhe audienca dhe koha e duhur për ta ndarë atë. 

Është tepër e rëndësishme t'i drejtohemi prospektëve që duan dhe kanë nevojë për shërbimin tonë, por edhe që janë të gatshëm të paguajnë për të.

Kështu që sigurohuni ta mbani në mendje këtë herën e ardhshme që do të dilni për prospekt. Bëni prospekt të orientuar referuar planeve dhe objektivave tuaja dhe çka është më e rëndësishme kultivoni komunikimin që prodhon vlerë me prospektët dhe klientët tuaj të ardhshëm.