#5 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#5 Monday Motivation #121%

2021-05-02

Sot do të ndaj me ju disa nga cilësitë që klientët presin nga konsulenti i tyre imobiliar. 

1. ≠INTEGRITET. 96% e klientëve thonë se aspekti Nr. 1 që shohin tek një konsulent ndërmjetësimi i pasurive të paluajtshme është Integriteti. Klientët bëjnë biznes me agjentë tëk të cilët kanë besim.

2. ≠EMPATI. Aftësia për ta vënë veten në rolin e klientit. Nuk ka problematikë për të cilën nëse nervozizmi do t'ju çojë në rrugë të gabuar dhe empatia s'ka për ta zgjidhur.

3. ≠INICIATIVË. Është zakon i personave krijues. Është çdo gjë që do bëni për klientët tuaj jo domosdoshmërisht duke i thënë paraprakisht por duke i dhënë një rezultat të mirë.

4. ≠NJOHURI PROFESIONALE. Klientët do të punojnë me agjentët që njohin në mënyrë të detajuar, zonën, pronat, çmimet, dinë të bëjnë vlerësim pronash, influencuesit, komunikuesit, negociuesit, pra PROFESIONISTËT!

5. ≠KURAJO. Kjo nuk është mungësë frike, por menaxhim frike dhe pasigurish. Profesionistët e shitjeve në Real Estate e kontrollojnë frikën apo pasiguritë e tyre duke shpërndarë besim tek klientët, nëpërmjet aftësive profesionale.

Për të dhënë më shumë vlera në shërbimin tuaj mbani në konsideratë se:

Eksperienca juaj fillon para se klienti të drejtohet tek ju, ndaji sukseset e tua!

Mos i lër klientët të presin dhe të mërziten!

Kushtoji vëmendje prezantimit të parë, si nis raporti me klientin.