#6 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#6 Monday Motivation #121%

2021-05-02

Me urimin që të keni një javë sa më të mbarë do të ndalem shumë shkurt tek një nga proceset më vitale në industrinë e pasurive të paluajtshme që është pikërisht: Procesi i shitjes.

Njohja e mirë e këtij procesi, rritja e aftësive personale dhe profesionale, njohja e mirë e teknikave dhe strategjive të avancuara tё shitjes nё një treg konkurrues dhe planfikimi i bznesit nё një perspektivë afatgjatë janё thelbësore për karrierën tuaj, në qoftë se dëshironi të arrini suksesin si profesionist shitjeje ne industrinë imobiliare.

Roli juaj si një konsulent imobiliar udhërrëfyes dhe udhëheqës përmblidhet në:

- Fokusohu tek klienti

- Identifiko zgjidhje

- Gjithmonë vendosni interesin e klientit në plan të parë

- Trego rrugën, orientoje

- Ndiq procesin hap pas hapi (follow-up)

- Ndiko në mënyrë aktive

- Ji këmbëngulës, por respekto zgjedhjet e klientit tënd