#7 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#7 Monday Motivation #121%

2021-05-15

Duke ju uruar një javë të mbarë dua të ndaj me ju disa komente rreth nevojës që ka gjithësecili prej nesh për përmirësim.

Çdo gjë është në ndryshim të vazhdueshëm dhe secili prej nesh kërkon mënyra të reja për të bërë biznes. Nëse mendon se aftësitë e tua aktuale janë të mjaftueshme, ti ke vendosur gjithashtu se puna që ke aktualisht është mjaftueshëm mirë. Por nëse kërkon të bësh një karrierë në të ardhmen, duhet të shtosh dhe përmirësosh aftësitë dhe njohuritë e tua vazhdimisht.

Bota e biznesit ju përket njerëzve të veprimit dhe të guximit, e kjo do të thotë se duhet:

1. Të duash punën, energjinë, lëvizjen.

2. Të jesh i pasionuar me aktivitetin tënd profesional: t’i kushtosh tërë kohën tënde, tërë mendimet e tua, tërë forcat e tua.

3. Të mos mërzitesh kurrë.

4. Të mbash vazhdimisht trurin në aktivitet.

5. Të fokusohesh në objektiva.

6. Mos i lër kurrë asgjë rastit: Planifiko gjithçka.