#8 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#8 Monday Motivation #121%

2021-05-15

Duke ju uruar një javë të mbarë dua të ndaj me ju disa rreshta rreth një prej aspekteve më të rëndësishme në punën tonë: Organizimi.

Mësoni se si mund të organizoni më mirë kohën tuaj. Dikush mund të mendojë se duke u bërë një menaxhues kohe i përpiktë dhe duke punuar me një axhendë të organizuar mirë, mund të bëhet i ngurtë dhe jo-spontan. Por, e keni gabim. Në fakt organizimi i duhur, ju lejon të arrini qëllimet, të cilat janë vërtet të rëndësishme për ju, si dhe ju bën t'i gëzoheni kohës tuaj të lirë.

Tre këshilla për t'u organizuar më mirë janë:

1. Puno me një axhendë ditore

2. Vendosi objektiva vetes

3. Mbaj shënim, shkruaj pasi fjalët i mer era!