#9 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#9 Monday Motivation #121%

2021-05-29

Njeriu është qenia më perfekte pikërisht, sepse ka aftësinë të mendojë, të sillet dhe të përmirësojë veten në mënyrë të paimagjinueshme.

Për këtë dua të ndaj me ju disa komente rreth procesit të përshkrimit të pronave (listimit).

Një listim që shet është ai që paraqet aspektet më të rëndësishme të pronës së një klienti shitës duke prodhuar vlerë investimi për klientin blerës.

Dy rregullat bazë në ndërtimin e përshkrimit të një listimi janë:

Rregulli nr. 1. Të gjesh mënyrën e duhur për të përshkruar listimet – me tituj intrigues dhe përmbajtje interesante – kjo është sfiduese!

Rregulli nr.2. Mos u bëj përsëritës, dhe asnjëherë, kurrë i mërzitshëm!

Relax, you're listing with “The SOLD (CENTURY21) Team”.