Pse Durrësi po renditet si destinacioni kryesor në vijën bregdetare të Adriatikut për Investitorët Imobiliarë të huaj -...

 

Card image cap

Pse Durrësi po renditet si destinacioni kryesor në vijën bregdetare të Adriatikut për Investitorët Imobiliarë të huaj

2022-06-27

Fuqia e rrjetit më të më madh të industrisë imobiliare në Shqipëri janë zyrat dhe përfaqësimi dinjitoz që këto zyra sjellin me shërbimin e tyre në të gjithë Shqipërinë.

Ndikimi i Century 21 Albania, është ndjerë ashtu si në kryeqytet, edhe në qytetin e dytë më të madh në vend, që është Durrësi. Century 21 përfaqësohet në Durrës, me disa nga zyrat më të suksesshme të rrjetit. Gjatë vitit 2021. Century 21 New Day u cilësua si zyra me numrin më të lartë të shitjeve, ku Hatixhe Murrani, konsulente imobiliare pranë kësaj zyre, mori trofeun si agjentia më e mirë të vitit.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657288607-grfzdser.png

Na lejoni t’ju prezantojmë me New Day.

Zyra Century 21 New Day u themelua më 17 Nëntor 2014 në rrugën Egnatia, Qendra Tregtare “Blue Star”. New Day e nisi rrugëtimin në industrinë imobiliare me një staf prej 4 vetash. Që prej asaj kohe zyra është rritur në numrin e stafit, duke qenë një prej zyrave lider në Durrës në këtë industri. Brokeri i zyrës, z. në Erin Reka shprehet se konsulentët dhe menaxherët e zyrës kanë krijuar një frymë bashkëpunimi dhe partneriteti duke e konsideruar njëri tjetrin një familje. Disa prej tyre, të cilët janë pjesë e zyrës që në fillimet e saj, kontribuojnë jo vetëm duke mirëpritur stafin e ri, por edhe duke i trajnuar dhe ndihmuar ata në detyrat e tyre.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657288606-gfdvfzex.jpg 

Bashkëpunimi me markën më të fuqishme në tregun imobiliar si dhe lokacioni strategjik në qendër të qytetit, bëri që zyra të hyjë  fuqishëm në treg dhe të korrë sukses që në hapat e para.

Në vitet e para, tregu imobiliar në qytetin e Durrësit ishte i parregulluar, abuzohej me çmimet, me informacionet, ofrohej një shërbim jo cilësor etj. Zyra nën markën Century 21 solli një frymë të re. Ajo ndikoi në edukimin e tregut përmes parimeve kryesore ku u mbështet, si: ndërtimi i besimit tek klientët,  përmirësimi i njohurive tona dhe ndikimi përmes tyre, negocimi si dhe menaxhimi i pronës ne mënyrë profesionale deri në realizimin e transaksioneve. Respektimi i standardit të artë krijoi diferencën për tregun e qytetit tonë dhe jo vetëm.

Arritjet e Century 21 New Day ndër vite.

Zyra Century 21 New Day thuajse çdo vit është radhitur në zyrat më të mira të Century 21. Gjithashtu, konsulentët e zyrës  kanë  arritur të marrin disa çmime të ndryshme si vendi i parë për Agjentin me Komisione më të Larta, dhe vendi i parë për Agjentin me Numër më të Lartë të Shitjeve. Edhe si zyrë kemi arritur të marrim vendet e para për numrin e shitjeve të kryera. Për të gjitha këto arritje jemi sigurisht krenarë.

Cilat janë karakteristikat e Tregut Imobiliar në Durrës?

Si qytet bregdetar dhe i lashtë, Durrësi është sigurisht dhe një qytet turistik. Vitet e fundit kemi pasur një rritje të pushuesve të huaj që vijnë për herë të parë për pushime në Durrës dhe vitin pasardhës rikthehen duke investuar në blerjen e pronave.

Rritja e turizmit në vitet e fundit në Durrës, ka ardhur dhe nga investimet e realizuara nga investitorët durrsakë, të cilët kanë ngritur hotele dhe resorte me 5 yje në bregdetin e qytetit.  Disa hotele u kanë rritur vlerën zonave përreth duke sjellë dhe rritjen e numrit të turistëve si dhe përmirësim të infrastrukturës së përgjithshme urbane. Projektet që po zhvillohen së fundmi në Durrës, si Veliera, Projekti i Ndërtimit të Portit të Jahteve, Pedonalja buzë Detit (e cila fillon tek Ura e Dajlanit dhe mbaron në Qerret) kanë ndikuar pozitivisht dhe në përshtypjen e turistëve të huaj, duke e bërë Durrësin edhe më të kërkuar nga ata për banim. Krahasimisht me qytetet e tjera bregdetare të Ballkanit, Durrësin e veçon dhe e bën më të preferuar pozicioni gjeografik tepër i favorshëm; afërsia që ka Durrësi me Malin e Dajtit, Theth-in, Valbonën, por dhe çmimet e ushqimeve; pronat më të lira, si dhe jetesa në përgjithësi më e lirë krahasimisht me Kroacinë apo Malin e Zi.

Këto veçori e bëjnë Durrësin një ndër qytetet më të kërkuar për investime.

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com/foto-te-artikujve/1657288606-gdxdfr.png

 

Cilat janë zonat më të kërkuara për investim imobiliar në Durrës?

Apartamentet më të kërkuara për pushimë janë në zonën e plazhit të Durrësit, Shkëmbi i Kavajës dhe Golem. Zakonisht preferohen apartamente 1+1, por edhe apartamente 2+1 me sipërfaqe të vogla, kryesisht me pamje nga detit ose dhe pranë tij. Një zonë më kërkesë në rritje është dhe zona e Gjirit të Lalëzit, ku janë ndërtuar shumë komplekse turistike. Në këtë zonë, preferenca më e madhe e klientëve mbetet për vilat, duke qenë se është një zonë elitare për ndërtimin e tyre.

Na ndiqni në adresën tonë web për t’u përditësuar me pronat e reja dhe më të mirat që mund të ofrojë qyteti i Durrësit.