#13 Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#13 Monday Motivation #121%

2021-09-13

Në psikologji, një përshtypje e parë është ngjarja kur një person takohet për herë të parë me një person tjetër dhe formon një imazh mendor të atij personi.Saktësia e përshtypjes ndryshon në varësi të vëzhguesit dhe objektivit që po vëzhgohet.Po në fushën e real estate, a kanë përshtypjet e para një rëndësi në menaxhimin e mëtejshëm të raportit që ne do të ndërtojmë me klientin?

Përgjigja është:Po! 

Një përshtypje e parë pozitive rreth imazhit tuaj si profesionist imobiliar, do ta bëjë klientin më të gatshëm për t’ju dëgjuar dhe rrjedhimisht më të gatshëm edhe për të bashkëpunuar.

Disa rekomandime sesi të bësh një good first impression:

    - Përgatit një foto profesionale

    -Prodho një arsye për tu takuar

    -Bëhu autentik

    -Përdor body language-in e duhur

    -Pyet-Dëgjo, përgjigjet e tyre dhe mbaj shënime

    -Dress to impress (vishu sipas rolit)

    -Tregohu korrekt në orar

   -Përgatitu profesionalisht