Inovacione në sektorin imobiliar për dhjetë vitet e ardhshme - Century 21 Albania

 

Card image cap

Inovacione në sektorin imobiliar për dhjetë vitet e ardhshme

2021-08-09

 

Digjitalizimi po ndikon të gjitha fushat e jetës. Kjo reflektohet edhe në teknologjitë përkatëse të sektorit imobiliar. Trendet imobiliare siç janë inteligjenca artificiale, robotika, printimet 3D dhe biologjia sintetike do të kenë nje impakt madhor në industrinë imobiliare në vitet e ardhshme. Se çfarë impakti do të ketë saktësisht, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: vetëm ekspertët e industrisë imobiliare që do i integrojnë këto zhvillime në proceset e bizneseve të tyre në kohën e duhur, do të shikojnë një sukses afatgjatë. 

 

Trendi 1: Printim 3D i ndërtesave

Printimi 3D i ndërtesave është trendi më i madh dhe më premtues nga të gjithë. Ky bën të mundur ndërtimin e plotë të një shtëpie - pa eskavatorë dhe vinça dhe me kosto më të vogël për materiale dhe pune se kurrë më parë. Tashmë, janë printuar disa shtëpi në Shanghai, Kinë, dhe një ndërtesë zyrash është printuar 3D në Dubai. Megjithatë, këto ndërtesa aktuale të printuara 3D janë ende larg nga cilësia e ndërtesave konvencionale. Kështu, do të duhet ende pak kohë para se ky trend të ketë një ndikim të madh në industrinë lokale të ndërtimit, veçanërisht duke marrë parasysh Gjermaninë që ka shumë rregullore dhe standarde të rrepta për ndërtimin.

 

Trendi 2: Realiteti Virtual

Një tjetër teknologji në sektorin e industrisë imobiliare që duhet ta vëzhgojmë është e ashtuquajtura metoda e realitetit virtual. Kjo u lejon pronarëve të ardhshëm të shtëpive të shohin projektin dhe ambientin e shtëpisë së tyre të re në detaje të qarta duke përdorur syze 3D të realitetit virtual. Kjo teknologji mund të kthehet në një avantazh vendimtar për agjentët inovativë imobiliarë, veçanërisht kur tregtojnë zhvillime të reja të pronave. Këto syze të reja 3D mund të jenë gjithashtu të dobishme për personat që nuk janë në gjendje ta shikojnë fizikisht pronën. Personi që mban syzet mund të lëvizë lirshëm brenda dhe të ndërveprojë me mjedisin virtual, madje mund të "ndiejë" sasinë e ndriçimit ose madhësinë e dhomës.

 

Trendi 3: Inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale ka aftësinë për të zgjidhur probleme matematikore dhe logjike më mirë se çdo njeri. Për këtë arsye, gjatë njëzet viteve të ardhshme, kompjuterët do të mbulojnë shumë vende punë që janë ende duke u kryer nga njerëzit. Ose fizikisht si robotë ose në mënyrë të padukshme në formën e softuerit. Ndërsa më parë makineritë janë përdorur vetëm për të zëvendësuar punën manuale, ato tani kanë aftësi mendore dhe aftësi për të mësuar gjithashtu. Inteligjenca artificiale mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për ekspertët imobiliarë. Sipërmarrësit e ndërtimeve urbane mund të përdorin softuerin e analizës strukturore të kontrolluar nga kompjuteri në kombinim me softuerin e dizajnit për të llogaritur statikën e ndërtesës.

 

Trendi 4: Robotika

Nëse flasim me rigorozitet, robotët nuk janë edhe aq të rinj në sektorin e pasurive të patundshme. Por nëse zhvillimet në robotikë kombinohen me teknologjinë e përmirësuar të sensorit, inteligjencën artificiale dhe infrastrukturat kompjuterike në rrjet, kjo së shpejti mund të çojë në një teknologji revolucionare. Kjo, sepse puna manuale në ndërtim mund të kryhet shumë më shpejt, saktë dhe më sigurt nga robotët.

 

Trendi 5: Biologjia sintetike

Është ende herët të thuhet se në çfarë mase bioteknologjia gjithnjë e më e sofistikuar do të ndikojë në teknologjinë e përdorur nga sektori imobiliar. Por një gjë është e qartë: Sapo të nisë ndikimin në prodhimin e materialeve të ndërtimit, cikli jetësor i ndërtesave do të rritet ndjeshëm. Në një të ardhme jo shumë të largët, mund të ketë materiale të cilat riparojnë apo edhe ristrukturohen përmes mitozës ose mure kibernetike që përshtaten me ndërtimin e kërkesave të banorëve.

 

Source / Burimi: ENGEL&VÖLKERS; 

https://www.engelvoelkers.com/en/blog/property-insights/market-trends/innovations-real-estate-sector-next-ten-years/