Pse “rezolucioni” juaj për këtë vit të ri duhet të jetë investimi për një shtëpi? - Century 21 Albania

 

Card image cap

Pse “rezolucioni” juaj për këtë vit të ri duhet të jetë investimi për një shtëpi?

2022-01-31

 

Me fillimin e çdo viti të ri njerëzit marrin vendime dhe vendosin objektiva të reja që duan t’i arrijnë përgjatë vitit. Një nga këto objektiva është dhe investimi për një shtëpi të re.

Por mos harroni, një qëllim pa një plan është thjesht një ëndërr. Nuk mjafton të vendosësh një rezolutë për Vitin e Ri dhe të presësh që të realizohet. Ju duhet të krijoni një plan të caktuar të zbatueshëm për të arritur qëllimin e zotërimit të një shtëpie. Me njohuritë, planifikimin dhe strategjitë e duhura, ky vit mund të jetë viti juaj për të arritur qëllimet tuajaj në lidhje me pronat dhe gjithashtu qëllimet tuaja financiare.

Jini të kujdesshëm dhe bëni punë të zgjuar. Mënyra më e mirë është të mblidhni sa më shumë informacion që të mundeni përpara se të nisni dhe pasi të jeni gati për këtë sipërmarrje, procedoni me gjithë energjinë tuaj. Në ditët e sotme, ana digjitale ka lehtësuar gjithçka ndaj përdoreni këtë në avantazhin tuaj.

Këtu janë disa këshilla investimi për vitin e ri që do t’ju ndihmojnë më tej:

  1. 1. Llogaritni të gjitha kostot e fshehura – Një shtëpi e re vjen me shpenzime shtesë si mirëmbajtja, taksat, faturat, rinovimi, etj. Neglizhimi i këtyre kostove mund t’ju vendosë në vështirësi financiare.

  2. 2. Mos e injoroni Sigurimin. Do t'ju mbajë të sigurt nga të papriturat.

  3. 3. Paguani sa më shumë të mundeni në fillim dhe mbani “kredinë” sa më ulët . Pyetni të afërmit dhe miqtë nëse duhet.

  4. 4. Zgjidhni opsionin më të mirë, edhe nëse kushton më shumë. Ju do të investoni vetëm një herë. Pra, mos rrezikoni në këtë pjesë.

 

Century 21 Albania me zyrat përfaqësuese në Tiranë, Durrës, Sarandë, Shkodër e Vlorë, ju vjen në ndihmë të konsulencës falas për të gjithë ju që dëshironi të shisni, blini apo të jepni me qira shtëpinë tuaj këtë fillim viti. 

Zyrat tona përfaqësuese me plotë 350 konsulentë imobiliar në terren vijnë me një shërbim ekselent dhe asistojnë në realizimin e procedurave të plota si: asistencë juridike, bankare apo financiare.

 

Century 21 Albania jo vetëm plotëson ëndrrat e cdo klienti por i krijon ato!

Nëse keni nevojë për më shumë informacion kontaktoni me një nga konsulentët imobiliarë pranë Century 21 Albania.

https://mahalaxmipune.com/blog/why-new-year-resolution-should-be-home-investment/