#20Monday Motivation #121% - Century 21 Albania

 

Card image cap

#20Monday Motivation #121%

2021-09-18

Si  guida  apo  udhërrëfyesi  profesional  i  një blerësi  ose  shitësi,  shumica  e  punës  së  agjentit të  pasurive  të  paluajtshme  përfshin ndërveprimin me klientët.

Një nga “gënjeshtrat” që mbajnë peng biznesin e pasurive të paluajtshme është shprehja se: Klientët janë të vështirë për tu menaxhuar.

Në fakt, Klientët nuk janë të vështirë për tu menaxhuar ... Ata vetëm duan të bisedojnë dhe të mbahen të informuar. 

Nëse  jeni  të  ngarkuar  me  punë  dhe  nuk  mund  të  merrni një moment të caktuar për të kontaktuar listimet aktuale ata do të ndihen të harruar. 

Të gjithë klientët dëshirojnë që ju të komunikoni dhe t’ju jepni sa më tepër informacion rreth listimit apo kërkesave të tyre.

Për të mësuar më tepër rreth modelit të suksesit në komunikim ju ftoj të vizitoni blogun në website të Century21 Albania si dhe të klikoni në: Selling in real estate is all about communication and ability to succeed through objectives 

Disa rekomandime si të jeni model i suksesit në komunikim​:

1.Objektiva të qarta.

2.Probleme urgjente.

3.Pyetje të fokusuara.