Si të gjeni lagjen e duhur - Century 21 Albania

 

Card image cap

Si të gjeni lagjen e duhur

2021-06-15

Gjetja e shtëpisë së duhur fillon me gjetjen e lagjes së duhur. Në fund të fundit, vendndodhja është gjithçka. Megjithatë, vlerësimi i një lagjeje mund të jetë i vështirë, veçërisht nëse po lëvizni në një zonë të panjohur. Këtu keni disa këshilla që ju ndihmojnë në kërkimin tuaj. 

Konsideroni gjithçka

Kur të jeni duke filluar, mos eliminoni gjithçka menjëherë. Një lagje për të cilën keni dëgjuar fjalë të këqija, ose thjesht keni kaluar disa herë në të shkuarën, ndoshta mund të jetë një vend shumë i këndshëm për të jetuar. Shikoni të gjitha mundësitë siç nuk i keni parë më përpara, në mënyrë që të mund të merrni një vendim pa paragjykime.

Kujtoni çfarë është e rëndësishme

Ashtu si me blerjen e shtëpisë, të zgjedhurit e një lagjeje lidhet me ato gjëra që janë më jetike për ju. Bëni kërkime për shkollat, çmimet mesatare të shtëpiave dhe për zhvillimet e planifikuara në atë zonë. Konsideroni gjëra si zhurmat e trafikut, afërsia e dyqaneve dhe parqeve dhe afërsinë me punën tuaj. Ndërsa mendoni rreth këtyre kritereve dhe të tjera, bëni një listë më gjërave që duhen me patjetër. Nëse jeni të pavendosur për një vendndodhje, përdoreni listën për vendimin tuaj.  

Pyesni përreth

Pasi të keni gjetur disa lagje që ju pëlqejnë, është koha për një vizitë. Provoni të shkoni për një ecje në atë zonë, të hani në një restorant dhe të flisni me pronarët e bizneseve aty pranë dhe gjithashtu me komshinjtë potencialë.

Vizitat personale janë mënyra më e mira për të vëzhguar gjëra si siguria, pastërtia dhe se sa miqësor janë banorët. Prandaj sigurohuni që të keni një pamje të qartë përreth në mënyrë që të jeni të sigurt që është vendndodhja e duhur për ju.  

 

Burimi / Source: https://www.century21.com/real-estate-blog/how-to-find-the-right-neighborhood/