“Vlora ka një potencial të lartë kërkesash vit pas viti në pasuritë e paluajtshme” - Century 21 Albania

 

Card image cap

“Vlora ka një potencial të lartë kërkesash vit pas viti në pasuritë e paluajtshme”

2022-12-24

https://www.century21albania.com/uploads/www.century21albania.com//1671874447-ghbsrfrd.jpegZyra përfaqësuese Century21 Aulona, pjesë e rrjetit të kompanisë Century 21 Albania operon në sektorin e industrisë së paluajtshme që nga viti 2017 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Century 21 Aulona përbëhet nga 8 konsulentë imobiliarë të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve të interesuar dhe për t’iu përcjellë atyre një eksperiencë të kënaqshme në plotësimin e dëshirave të tyre mbi pronën.

Vlora  ofron një vijë bregdetare fantastike, turizëm malor, 300 ditë me diell gjatë vitit, dhe vazhdimisht ka një rritje të interesit nga shqiptarë e të huaj.

Zonat më të kërkuara në Vlorë për blerje apo qera gjatë gjithë vitit janë: Lungomare, Bulevardi “Ismail Qemali” , Plazhi i Vjetër, Skelë.

Konsulent imobiliar Bruno Xhaferaj, pjesë e ekipit të kësaj zyre është pjesë e 21 agjentëve më të mirë të Century 21 Albania prej dy vitesh. Për të patur një informacion të plotë në lidhje me zhvillimin urbanistik dhe karakteristikat kryesore të qytetit të Vlores, Bruno Xhaferaj shprehet se:  Vlora ka një potencial të lartë në kërkesa duke qenë dhe pika kyçe për çdo person i cili do të kalojë në pjesën e bregdetit jugor të Shqipërisë. Tipologjia më e zakonshme e pronës për blerje janë apartamente 1+1 ose garsoniere, por nuk përjashtohen dhe apartamentet e tipologjisë 2+1.

Vlerat për m2 që variojnë në zonat kryesore të qytetit të Vlorës:

Plazhi i vjetër : 1000-1600€
Lungomare : çmimet variojnë nga 1300-2000€/m2.
Bulevardi Ismail Qemali : çmimet variojnë nga  800-1000€ për prona residenciale dhe Ambientet komerciale kati 0, variojnë nga 2500- 4000€.

Për të gjithë ata të cilët kërkojnë të kenë një informacion mbi shitje/blerje prone apo marrje me qira në Vlorë,  Century21 Aulona do t’ju asistojë në çdo hap të këtij shërbimi.

Na ndiqni në adresën tonë web për t’u përditësuar me pronat e reja në qytetin e Vlorë